Sot nis fillim java me dëgjesën publike për Njësinë Administrative Sevaster, për projekt buxhetin e vitit 2022.
Në dëgjesën publike Kryetari I Bashkisë z. Pëllumb Binaj
diskutoj me banorë e njësisë mbi problematikat por edhe për sugjerimet mbi ndryshimet që ata do të donin në Njësinë e tyre.

 

Ndërhyrje në infrastrukturë, ujësjellës, ndriçim  ishin disa prej ideve të qytetarëve në këtë takim të cilat u mbajtën shënim  në mënyrë që të përfshihen në Buxhetin e Bashkisë për vitin e ardhshëm.
Projekte ekzistuese dhe të reja po planifikohen për tu zbatuar në vitin 2022, të cilat do t’u vijnë në ndihmë të gjithë banorëve të Bashkisë Selenicë.
AlbaniaUSA