Pergjegjes i burimeve njerezore
Kategoria e pagës III-a/1
Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Selenicë procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
- Përgjegjës I burimeve njerëzore
- Kategoria e pagës III-a/1.
Plotësimi i pozicionit më sipër bëhet nëpërmjet procedurëssë lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë. Të dyja këto procedura është vendosur të jenë të hapura edhe për kandidatë të tjerë që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin e lire (në zbatim të nenit 26/4). |
Për të treja Procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë dhe pranim në shërbim civil)
aplikohet në të njëjtën kohë!
Afati për dorëzimin e Dokumenteve:
për lëvizjen paralele do të jetë 08.11.2019
për ngritje në detyrë do të jetë 11.11.2019
për pranim ne shërbimin civil 11.11.2019 |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është: |
|
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
- Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria III-a/1);
- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca Juridike . Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Pervoja në pune 3 vite
- Njohja e gjuhes së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër .
- Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
- Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Bashki Selenicë, brenda datës 08.11.2019.
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 08.11.2019, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkia Selenice ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
- Eksperiencën e tyre të mëparshme.
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
- Ligji 44/2015 Kodi I Procedurave Administrative
- Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrativ
- ligjit nr 7961 date 12.07.1995 Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar
- Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
- Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”
- Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
- Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Selenicë do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
2 | NGRITJA NË DETYRË |
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë,
Kjo procedurë është vendosur të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin e lire (në zbatim të vendimit të titullarit por që nuk mund të kalojë 20% të numrit total të vendeve në cdo vit kalendarik, neni 26/4). |
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
- Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca Juridike . Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Pervoja në pune 3 vite
- Njohja e gjuhes së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër .
- Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
- Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel
2.2 | DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Bashki, brenda datës 11.11.2019, në Bashkine Selenicë
2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Duke filluar nga data 11.11.2019 Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Selenicë do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA |
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
- Eksperiencën e tyre të mëparshme.
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
- Ligji 44/2015 Kodi I Procedurave Administrative
- , Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrativ
- ligjit nr 7961 date 12.07.1995 Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar
- Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
- Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”
- Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
- Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Selenice do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
3 | PRANIM NE SHERBIM CIVIL |
Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbim civil .
3.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PRANIMIN E SHERBIMIT CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA |
- Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Shkencor / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca Juridike . Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Pervoja në pune 1-3 vite
- Njohja e gjuhes së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër .
- Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
- Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.
3.2 | DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Selenice ose në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Selenice brenda datës 11.11.2019 dokumentat si më poshtë :
- Kërkesë me shkrim për aplikim (leter motivimi)
- Curriculum Vitae (jetëshkrim standard)
- Aktin e statusit të nëpunësit civil të konfirmuar
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
- Certifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit
- Dëshmi kualifikimi (fotokopje e notëruar) nëse ka
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.
- Vërtetim që nuk kanë masë administrative në fuqi
- Dëshmi e gjëndjes gjyqësore
- Raport mjeko–ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë
- Fotokopje të librezës së punës të plotësuar në të gjitha rubrikat
3.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Duke filluar nga data 22.11.2018 Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Selenicë do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta pranim ne sherbimin Civil, , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranim ne sherbimin civil do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Selenicë, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
3.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA |
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
- Ligji 44/2015Kodi I Procedurave Administrative
- ligjit nr 7961 date 12.07.1995 Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar
- Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
- Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”
- Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
- Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e përgjithshëm të punës për pozicionin.
- Eksperiencën e tyre të mëparshme.
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
3.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :
- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
3.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Selenice do të shpallë fituesin në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të marrin informacion në faqen e Bashkisë Selenicë për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit:
– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Selenice duke filluar nga data 11.11.2019