SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,

LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

Specialist Finance

Kategoria e pagës IV-a

 

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Selenicë procedurat e lëvizjes paralele dhe pranim në shërbim civil për pozicionin:

Specialist finance – pranë Bashkisë Selenicë , Njësia Administrative Vllahinë (Kategoria e Pages IV/a)

Plotësimi i pozicionit më sipër bëhet nëpërmjet procedurëssë lëvizjes paralele dhe pranim ne sherbim civil. 

 

Për të dyja Procedurat (lëvizje paralele  dhe pranim në shërbim civil) 

aplikohet në të njëjtën kohë!

 

Afati për dorëzimin e Dokumenteve:

 

për lëvizjen paralele do të jetë  20.11.2019

për  pranim ne shërbimin civil   22.11.2019

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
  1. Përgatit gjithë dokumentacionin e arkëtimeve të të ardhurave në  njësi Administrative
  2. Rakordon cdo muaj me drejtorinë e Financës
  3. Zbaton me përpikmëri invenatirzimin e njësisë administrative në bazë të urdhrave përkatës
  4. Në momentin e nxjerjes së strukturës organizative të Bashkisë nga kryetari I zbaton me përpikmëri
  5. Mer detyra plotesuese nga Drejtori I Financës dhe Njësisë Administrative
  6. Nxjer dhe përpunon statistikat e nevojshme dhe I nis në Drejtorinë e Fianancës
  7. Mer Pjese në grupe pune sipas detyrave të ngarkuara nga Administratrori

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  1. Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria IV-a);
  2. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor” ( minimalisht ) në Shkenca ekonomike, Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njesuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
  • Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune.
  • Të kenë njohuri të mira kompjuterike.

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 

  1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  1. Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  2. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  5. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  6. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  7. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 20.11.2019.

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 21.11.2019,  njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkia Selenice ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
  • Ligjin Nr.10296, datë 08.07.2010 „Për menaxhimin financiar dhe kontrollin“, i ndryshuar;
  • Ligjin Nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipëerisë”, I ndryshuar;
  • Ligji Nr. 68/2017, datë 18.05.2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”
  • VKM, udhëzime dhe akte të tjera ligjore të fushës.

 

 

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  2. Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  3. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Selenicë do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

2- PRANIM NE SHERBIM CIVIL

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët që plotësojnë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nepunesit civil”, i ndryshuar. 

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë: 

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas  Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar..

 

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë: 

  1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  1. Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  2. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  5. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  6. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  7. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
  8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 22.11.2019. 

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil , do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure: 

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, 
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
  • mënyrën e vlerësimit të kandidatëve. 

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 22.11.2019,njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkise Selenicë ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit. 

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
  • Ligjin Nr.10296, datë 08.07.2010 „Për menaxhimin financiar dhe kontrollin“, i ndryshuar;
  • Ligjin Nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipëerisë”, I ndryshuar;
  • Ligji Nr. 68/2017, datë 18.05.2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”
  • VKM, udhëzime dhe akte të tjera ligjore të fushës.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE 

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me: 

  1. Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë; 
  2. Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë; 
  3. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë; 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkise Selenicë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për rezultatet.

 

AlbaniaUSA