Është organ ekzekutiv i përfshirë në strukturën e aparatit të Bashkisë dhe në varësi direkte të Kryetarit të Bashkisë.
Vepron si strukturë më vete dhe drejtohet nga Kryeinspektori i Policisë Bashkiake.
Shërbimi i Policisë Bashkiake si strukture organizative, ekzekutive pranë Bashkisë, punën e saj e kryen në bazë të ligjit 8224 dt.15.07.1997, “ Për organizimin dhe funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe Komunës”, i ndryshur, si edhe në rregulloren Tip të Policisë Bashkiake.
Nuk është pjesë përbërëse e forcave të armatosura të Republikës së Shqipersië, por gëzon mbrojtje ligjore njëlloj me punonjësit e policisë së shtetit.
Punon për sigurimin e zbatimit efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë si edhe nga Këshilli Bashkiak të cilat kanë të bëjnë me sigurimin e rendit dhe të qetësisë si edhe mbarëvajtjen e punëve publike.
Siguron zbatimin e urdhërave të nxjerra nga Kryetari që kanë të bëjnë me persona juridikë e fizikë të cilët nuk plotësojnë detyrimet ligjore, fiskale apo çdo detyrim tjetër pasuror.
Merr masat e duhura duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse të Bashkisë dhe ato jashtë saj për të garantuar mbrojtjen e ambientit nga ndotjet;
Informon Kryetarin e Bashkisë për rastet e epidemive;
Konstaton e shmangë ndërtimet pa leje, zënien e trojeve në mënyrë të paligjshme, të ndërtesave e subjekteve publike të Bashkisë;
Merr masa për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike duke shmangur zëniet, zhurmat, përdorimin e altoparlanteve, borive, si edhe veprime të tjera që u shkaktojnë shqetësime qytetarëve;
Merr masa për ruajtjen dhe sigurimin e rendit kur ka grumbullime publike si në treg , në raste ceremonish publike , artistike , fetare , sportive etj;
Kërkon respektimin e dispozitave ligjore të cilat rregullojnë veprimtarinë e shitblerjes në mjedise publ ike si edhe respektimin e orarit të shërbimit të njësive tregëtare;
Aktivizohet dhe ndihmon në parandalimin dhe evitimin e fatkeqësive të ndryshme;
Në përmbushjen e detyrave të saj Policia Bashkiake bashkërëndon punën edhe me Drejtori e zyra të tjera të aparatit të Bashkisë, sidomos me DPTTV-në, IMT-në, AMK-në, shërbimet publike, juridike, etj.
Bashkëpunim të veçantë Policia Bashkiake do të ketë edhe me Policinë Vendore për të gjitha problemet.
Punon me plan mujor dhe vjetor i cili miratohet nga Kryetari i Bashkisë.
Mban uniformën e vet dhe stemën e Bashkisë.
Kryen edhe detyra të tjera operative që ia ngarkon Kryetari i Bashkisë