• Përgjigjet për shërbimet që mbulon dhe detyrat që zgjidh Drejtoria e Burimeve Njerëzore.
  • Krijon lidhje dhe evidenton problemet në lidhje me shërbimet e Drejtorisë.
  • Përgjigjet për problemet e mbarëvajtjes së shërbimeve logjistike brenda Bashkisë.
  • Harton dhe nënshkruan kontratat që i përkasin në lidhje me shërbimet që ofron Drejtoria e Burimeve Njerëzore (kontratat e punës me personelin e Bashkisë dhe të institucioeneve vartëse).
  • Ndjek mbarevajtjen e punëve me anë të evidentimin e përditshëm të problemeve që hasen dhe ndihmon vartesit për eliminimin e te metave.
  • Propozon projekte për përmirësimin dhe zhvillimin e shërbimeve që ofron Drejtoria e Burimeve Njerëzore.
  • Evidenton pengesat kryesore në punën e Drejtorise e Burimeve së Njerëzore.
  • Krijon lidhje dhe shkëmbim eksperience me shërbimet e ngjashme të Bashkive të vendeve të tjera.
  • Përgatit dhe zhvillon analiza dhe mbledhje të parashikuara dhe të paparashikuar.
  • Zhvillon mjete nxitëse në punë për personelin që drejton.
  • Bazuar në ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” si dhe në ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”, organizon procedurën për rekrutimin e personelit të Bashkisë dhe krijon kushte për punë normale për personelin e Bashkisë, nëpërmjet trajnimeve.
  • Përgjigjet për ruajtjen dhe administrimin e dokumentave të institucionit bazuar në legjislacionin në fuqi.
  • Harton rregulloren e drejtorisë dhe të Institucionit në bazë të përshkrimeve sipas specifikës së punës.
  • Përgatit projekt-urdhëra dhe projekt-vendime për t’u miratuar nga Titullari, për organizimin dhe kontrollin e punës në drejtori dhe në Institucion.
  • Përcakton kritere të veçanta për vlerësimin e rezultateve të punës në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe kërkon çdo vit vlerësimin e rezultateve individuale të punonjësve nga drejtoritë e Bashkisë.
  • Ushtron në përputhje me ligjin “Për nëpunësin civil” dhe me aktet nënligjore përkatëse, kompetencat displinore mbi nëpunësit civil.
  • Kryen analiza periodike për veprimtarinë e drejtorinë si dhe asiston në mbledhjet e drejtorive të aparatit, ku evidentohen vlerësimet që i bëhen punonjësve në fund të periudhës së provës.
  • Bën shpërndarjen e korespondencës që i adresohet drejtorisë dhe ndjek mbarëvajtjen e shpërndarjes së korrespondencës për të gjithë institucionin.
  • Plotëson nevojat e institucionit me vulat zyrtare në organet kompetente, duke zbatuar me përgjegjësi aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  • Ndjek dhe kontrollon punën që bëhet nga përgjegjësit e sektorëve në vartësi dhe punonjësit, për përcaktimin dhe dhënien e zgjidhjeve ligjore në afatet e caktuara.
  • Ndjek dhe evidenton me shkrim zbatimin e orarit të punës, prezencën e personelit në punë në drejtoritë dhe sektorët e Bashkisë si dhe në institucionet e vartësisë, me program të miratuar nga Kryetari i Bashkisë, dhe i propozon atij masa disiplinore për shkeljet e konstatuara.
  • Ndjek dhe evidenton me shkrim zbatimin e detyrimeve ligjore mbi personelin dhe dokumentacionin ligjor që lidhet me të në institucionet e vartësisë, me program të miratuar nga Kryetari i Bashkisë, dhe i propozon atij masa disiplinore për shkeljet e konstatuara.
  • Përgatit programe pune për trajnimin dhe formimin profesional të nëpunësve të shërbimit civil.
  • Ndjek në vazhdimësi disiplinën dhe pasqyrimin e masave disiplinore kur ka, në dosjen personale të çdo nëpunësi.
  • Harton planin e lejeve të zakonshme për vitin pasardhës, ndjek dhe zbaton atë pas miratimit.
  • I jep Qendrës Ekonomike të Bashkisë të dhënat e nevojshme për pagat, klasat, vjetërsinë në punë, masën e shpërblimit për funksionin, shkallën e vështirësisë në punë etj.
AlbaniaUSA