Drejtoria e Planifikimit, Kontrrolit dhe Zhvillimit të Territorit
- Drejtori i Drejtorisë se Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit është punonjës civil dhe është në varësi direkte të Kryetarit të Bashkisë (eprori direkt)
- Përfaqëson Drejtorinë e Planifikimit te Territorit në të gjitha marrëdhëniet e saj me Drejtoritë dhe Sektorët e tjerë të Bashkisë, Insitucionet e ndryshme si dhe me të gjitha organet shtetërore ne nivel qendror dhe vendor për problemet që ka kjo Drejtori në kompetencë.
- Drejton dhe zbaton strategjitë e politikës në fushën e planifikimit te territorit.
- I propozon eprorit ndermarrjen e nismes per hartimin e instrumentit vendor te planifikimit
- Ndjek procesin e keshillimit dhe degjimit publik
- Harton studimin qe percakton dhe analizon problemet per instrumentin vendor te planifikimit
- Mban korrespodencen çdo muaj me AKPT per ecurine e procesit te planifikimit
- Siguron nje proces dialogu,bashkepunimi dhe bashkerendimi horizontal e vertikal me çdo autoritet planifikimi e pale te interesuar perpara fillimit dhe gjate hartimit te instrumentit vendor te planifikimit
- Pergjegjes per procesin e hartimit, shqyrtimit, bashkerendimit,keshillimit dhe miratimit te rregulloreve te kontrollit te zhvillimit ne perputhje me rregulloret uniforme te kontrollit te zhvillimit
- Inspiron dhe ndjek procedurat per miratimin e Planeve te Detajuara Vendore .
- Pjesëmarrës në mbledhjet e Këshillit Bashkiak per ndjekjen e procedurave per Planet e Detajuara Vendore .
- Ndjek procedurat per instrumentat e vecanta te kontrollit qe jane : pezullimi i zhvillimit, servituti publik, rezervimi publik, e drejta e transferimit, e drejta e preferimit dhe e drejta e lenies
- Ndjek dhe mban pergjegjesi per procesin e shqyrtimit dhe miratimit te kerkesave per zhvillimi, leje ndertimi, leje infrastrukture, deklarim paraprak, leje perdorimi, leje perdorimi per punimet e infrastruktures
- Përgatit brenda fundit te muajit mars te çdo viti raportin vjetor per zhvillimet ne territor, botimin ne rregjister dhe sipas mjeteve tradicionale te informimit
- Bashkepunon me Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Vendor dhe organizon vezhgime per zhvillimet ne territor me qellim vleresimin e tyre, parashikimin e rreziqeve apo te tendencave, parandalimin e zhvillimeve te demshme per sigurine e nje zhvillimi te qendrueshem te territorrit.
- Ndjek procedurat ne rastet e konstatimit dhe shqyrtimit te kundravajtjeve administrative per punime te paligjshme ose shkelje te kushteve fillestare te lejes te mbajtura nga Inspektoriati Ndertimor Urbanistik
- Ndjek procedurat e ankimit ndaj vendimeve te autoriteteve kombëtare te planifikimit per percaktimin e rendesise kombetare te nje çeshtje ne planifikimin e territorit
- Organizon punën dhe propozon për masat konkrete në drejtim të mbarëvajtjes së problematikave te krijuara.
- Organizon dhe ndjek punën për koordinimin e kërkesave të subjekteve juridike apo fizike ne lidhje me zhvillimin e territorit