Në përbërje të kësaj Bashkie ndodhen 6 njësi administrative: Selenicë, Armen, Vllahinë, Kotë, Sevastër, Brataj, ndërsa fshatrat nën administrim janë si në vijim:
Njësitë | Qytet/Fshatrat | Popullsia |
Njësia Administrative
Selenicë |
Qytet Selenicë | 2235 |
Njësia Administrative Armen | Armen, Karbunar, Rromës, Treblovë, Lubonjë, Picar, Mesarak | 2965 |
Njësia Administrative
Vllahine |
Vllahine, Kocul, Mërtiraj, Rexhepaj, Hadëraj, Mallkeq, Gërnec, Petë, Kropisht, Vezhdanisht, Peshkepi, Penkovë. | 3010 |
Njësia Administrative Kotë | Kotë, Gumenicë, Hysoverdhë, Lapardha, Mavrovë, Mazhdar, Vajzë, Vodicë, Shkallë Mavrovë, Drashovicë | 3516 |
Njësia Administrative
Sevastër |
Sevastër, Golimbas, Dushkarak, Shkozë, Mazhar, Ploçë, Lezhan, Amonicë | 1270 |
Njësia Administrative Brataj | Brataj, Lepenicë, Gjorm, Velçë, Ramicë, Mesaplik, Matogjin, Bashaj, Vërmik, Malas | 2382 |
Total | 15378 |
Bashkia Selenicë kufizohet në veri me Bashkitë Fier dhe Mallakastër, në përëndim me Bashkinë Vlorë, në Jug me Bashkinë Himarë si dhe në Lindje me Bashkitë Himarë dhe Memaliaj. Qëndra e saj administrative është qyteti i Selenicës, ku gjenden edhe institucionet kryesore. Pjesa më e madhe e territorit të kësaj Bashkie shtrihet midis dy korridoreve të rëndësishme ujore të Shqipërisë jug‐përëndimore, dhe konkretisht midis lumit Vjosë dhe Shushicës, ose siç njihet ndryshe Lumi i Vlorës. Të dy këto korridore lumore krijojne kufij të dukshëm natyrorë, të cilët e konturojnë qartë masivin kodrinor malor të Bashkisë Selenicë. Ky masiv përkon me kufijtë veriorë fundorë të vargmalit të Gribës, ku kuotat gjeografike kulmojnё me majat e Kudhёsit 1907m, Tartarit 1971m si dhe maja e Çipinit të Madh 1599m. Terreni i thepisur malor i lë vendin kodrave të ulëta në veri dhe veripërendim, për të zbritur më pas në luginën e Vjoses, deri në pikën e bashkimit të saj me lumin Shushica pranë fshatit Armen që përbën edhe pikën kulmore veriore të territorit të Bashkisë Selenicë. Ndërkohë, kufiri përëndimor i Bashkisë Selenicë konturohet nga kurrizi malor i Lungarёs që fillon me majat e Qyramangёs (1864m) dhe Çekut (1830) në Jug‐përëndim, për të vazhduar drejt Veriut me majat e Sqillovikut (1486m), Vejave (1182m). Lidhja me Vlorën është e drejtpërdrejtë, ndërkohë që aksesi me Fierin mundësohet indirekt nëpërmjet Vlorës, dhe konkretisht nëpërmjet supërstradës Vlorë‐Levan. Lidhja me bashkitë lindore dhe jugore është relativisht e kufizuar, e shkaktuar kjo në pjesën më të madhe nga morfologjia e terrenit si dhe nga mungesa e akseve të komunikimit. Lumi Vjosë funksionon si një kufi natyral i Bashkisë Selenicë me territoret në lindje të saj. Edhe pse pranë Bashkisë Selenicë kalon rruga Levan‐Tepelenë që është një nga akset më të rëndësishme kombëtare të Jugut, lidhja me këtë aks mundësohet vetëm në një pikë, dhe konkretisht mbi urën e Poçemit. Rruga që mundëson këtë lidhje është një rrugë me karaktër rural, . Për këtë arsye, skema komunikim‐transport‐shkëmbim të Bashkisë Selenicë është e orientuar totalisht drejt qytetit dhe përiferisë lindore të Vlorës. Bashkia Selenicë është e pozicionuar pranë nyjeve të rëndësishme ekonomike kombëtare të Rajonit Jug‐përëndimor të Shqipërisë, që janë Vlora dhe Fieri. Kjo afërsi gjeografike ofron mundësinë që potencialet e kësaj Bashkie në sektorë të ndryshëm si energjitika, bujqësia, turizmi, disa industri nxjerrëse dhe përpunuese të jenë komplementarë me asetët social ekonomike të qëndrave të sipërpërmendura, t`i lënë mundësi ekosistemit që t`u ofrojë shërbime në mënyrë të qëndrueshme dhe të kontribuojnë në fuqizimin e dijes dhe inovacionit si motor i së ardhmes.