Kërkesë për përfitimin e ndihmës ekonomike
“Ndihmë ekonomike” nënkupton mbështetjen financiare të familjeve në nevojë.
Ndihma ekonomike, që përfitojnë familjet në nevojë, është e plotë kur mungojnë të
ardhurat krejtësisht dhe e pjesshme kur siguron te ardhurat të pamjaftueshme.
Përfitojnë ndihme ekonomike:
a. Familjet pa te ardhura ose me te ardhura te pamjaftueshme;
b. Jetimet e papune, mbi 25 vjeç;
c. Jetimet e moshës 18-25 vjeç, te cilët nuk janë te vendosur ne institucionet e
ç. Prindërit e fëmijëve te lindur trinjake e me shume, qe u përkasin familjeve ne
nevoje.
Qytetarët që trajtohen me ndihmë ekonomike duhet të dorëzojnë dokumentet për
përfitimin e saj në rajonin administrativ përkatëse nga data 1 deri në 10 të çdo muaji,
nga ora 08:00 – 16:00, të pajisur me kartë identiteti.
Dokumentacioni bazë:
Deklaratën për gjendjen social-ekonomike te familjes, e cila plotësohet, nga
kryefamiljari një here ne vit, si dhe ne rastet kur familja përfituese rikthehet
ne skemën e ndihmës ekonomike ( deklarata e gjeneruar)
Deklaratën qe plotësohet, detyrimisht, çdo muaj;
Certifikatë familjare për ndihmë ekonomike;
Dokumente të Librezë pune ose deklarimi që nuk ka qenë asnjëherë i punësuar;(Zyra e punes)
nevojshëm
Vërtetimin si pune kërkues te papune, për te gjithë anëtaret e afte për pune te familjes, qe aplikojnë për ndihme ekonomike. Ky vërtetim lëshohet nga Zyra e Punës, çdo tre muaj;
Certifikatën e pronësisë, te lëshuar nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme;