Ju njoftojmë se me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë Selenicë, në datë 26.01.2023 ditën e Enjte,ora 10:oo në Zyrat e Bashkisë Selenicë do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:

 

1. Miratimi i projekt vendimit “Për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar (6%) Dhjetor 2022, ndihma Ekonomike nga Sistemi i Shërbimit Social Janar dhe Fondi i Personave me aftësi të kufizuar Janar 2023”
Prgi.Nd.Eko E.Petraj

2. Miratimi i projekt vendimit “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë nga fondi rezervë i bashkisë, për muajin Janar 2023”
Prgj.Nd.Eko E.Petraj

3. Miratimi i projekt vendimit “Për miratimin e kritereve të dhënies së Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar për Bllok-Ndihmën si dhe nga fondet e buxhetit vendor”.
Prgj.Nd.Eko E.Petraj

4. Miratimi i projekt vendimit “Për miratimin me shkrim të listës së sipërfaqeve për dhënie në përdorim të fondit Pyjor/Kullosor Publik dhe vazhdimin e procedurave të konkurrimit publik për vitin 2023”
Drejtori i Bujqësisë: Bujar Karçanaj

5. Miratimi i projekt vendimit “Për miratimin e dokumentacionit dhe procedurave të veprimtarisë kontrolluese të inspektorëve Pyjorë pranë Drejtorisë së Zhvillimit të Bujqësisë dhe Administrimit të Pyje/Kullota”
Drejtori i Bujqësisë: Bujar Karçanaj

6. Miratimi i projekt vendimit “Për kalimin në pronësi të z.Luan Dervishaj, sipërfaqen prej 400 m² nga pasuria me numër 490/48 me vendndodhje në zk 1265, Brataj”.
Dr.Plan. Terr. Klevis Bedinaj

7. Miratimi i projekt vendimit “Për miratimin e venddepozitimeve të mbetjeve urbane në njësitë administrative Kotë dhe Sevaster”.
Dr.Plan. Terr.Klevis Bedinaj

8. Miratimi i projekt vendimit “Për miratimin e listës emërore të familjeve përfituese për projektet që do të financohen nga buxheti i shtetit për vitin 2023, në zbatim të ligjit të strehimit nr.22/2018”
Dr.Plan.Terr.Klevis Bedinaj

9. Seancë dëgjimore për ndryshimet klimaterike dhe ngrohja globale.
Dr.Plan.Terr.Klevis Bedinaj

AlbaniaUSA