SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,
LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Specialist i kontabilizimit
Kategoria e pagës IV-a
Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Selenicë procedurat e lëvizjes paralele dhe pranim në shërbim civil për pozicionin:
Specialist I kontabilizimit –Drejtoria e Të ardhurave,Pronave Publike ,Lejeve dhe Lishencave pranë Bashkisë Selenicë , (Kategoria e Pages IV/a)
Plotësimi i pozicionit më sipër bëhet nëpërmjet procedurëssë lëvizjes paralele dhe pranim ne sherbim civil.
Për të dyja Procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbim civil)
aplikohet në të njëjtën kohë!
Afati për dorëzimin e Dokumenteve:
për lëvizjen paralele do të jetë 13.02.2020
për pranim ne shërbimin civil 14.02.2020
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
a. Të plotësojë regjistrin me masën e detyrimeve të paguara për taksat dhe tarifat vendore gjatë vitit nga subjektet private dhe institucionet shtetërore;
b. Plotëson dosjet personale të subjekteve me të gjitha të dhënat përkatëse çertifikatën e regjistrimit në organin tatimor, planimetrinë e objektit në të cilën ushtrohet aktiviteti, kopjen e formularit të fletënjoftimit për pagesën e taksave dhe tarifave vendore etj. Plotëson formularin e fletënjoftimit për pagesën e taksave dhe tarifave vendore nga subjektët dhe institucionet;
c. Plotëson vërtetimin tip për pagesën e taksave dhe tarifave vendore për subjektet e interesuara d. Ushtron kontroll periodik në terren, në grup pune të caktuar nga përgjegjësi i sektorit të të ardhurave në bashkëpunim me Policinë Bashkiake për:
∙ Evidentimin e llojit të aktivitetit që ushtron subjekti,
∙ Evidentimin e sipërfaqeve të ndërtesave në të cilat ushtrohet aktivitet privat dhe publik,
∙ Evidentimin e sipërfaqeve të reklamave të vendosura nga subjektet,
∙ Evidentimin e subjekteve të reja që hapen gjatë vitit, të atyre që mbyllin aktivitetin dhe mban proces-verbale për rastet e evidentuara.
e. Plotëson evidencën mujore dhe evidencën e përgjithshme mbi realizimin e të ardhurave të grumbulluara nga taksat dhe tarifat vendore dhe bën hedhjen e të dhënave në kompjuter;
f. Raporton tek përgjegjësi i sektorit për kryerjen e detyrave të ngarkuara dhe problemet e evidentuara gjatë punës;
g. Mban ditarin e transportit, përgatit licencat, certifikatat dhe autorizimet për aktivitetin e subjekteve të transportit ta mallrave dhe udhëtarëve;
h. Kryen edhe detyra të tjera operative që i caktohen nga përgjësi.
i. Ushtron kontroll ditor në terren sipas ndarjes zonale të qytetit të bërë nga përgj.sektori
j. Ndjekë në bashkëpunim me Policinë Bashkiake arkëtimin e debitorëve, pas plotësimit të fletënjoftimit të tatimit për të gjithë subjektet dhe institucionet, të cilët ushtrojnë aktivitet në territorin e Bashkisë.
k. Si dhe detyra të tjera qe i ngarkohen nga përgjegjësi përkatës.
1.1
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria IV-a);
Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor” ( minimalisht ) në Shkenca ekonomike, Dega Financë Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njesuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune.
Të kenë njohuri të mira kompjuterike.
1.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 12.03.2020.
1.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 13.03.2020, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkia Selenice ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
1.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
∙ Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
∙ Ligji nr.139/2015 “Për vetqeverisjen Vendore’
∙ Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike
∙ Ligji nr152/2013, për nëpunësin civil I ndryshuar ∙
Ligj Nr. 142/2015 Për Disa Ndryshime Dhe Shtesa Në Ligjin Nr. 9632, Datë 30.10.2006, “Për Sistemin E Taksave Vendore”, Të Ndryshuar
∙ Ligj Nr.9632, Datë 30.10.2006, “Për Sistemin E Taksave Vendore”,I Ndryshuar.
∙ Ligj Nr.9920, datë 19.5.2008 Për Procedurat Tatimore Në Republikën E Shqipërisë
1.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
Eksperiencën e tyre të mëparshme;
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Selenicë do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
2- PRANIM NE SHERBIM CIVIL
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët që plotësojnë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nepunesit civil”, i ndryshuar.
2.1
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor” ( minimalisht ) në Shkenca ekonomike, Dega Financë Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njesuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune.
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar..
2.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:
Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 13.03.2020.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil , do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:
për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
2.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 14.03.2020,njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkise Selenicë ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
2.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
∙ Ligji nr.139/2015 “Për vetqeverisjen Vendore’
∙ Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike
∙ Ligji nr152/2013, për nëpunësin civil I ndryshuar ∙
Ligj Nr. 142/2015 Për Disa Ndryshime Dhe Shtesa Në Ligjin Nr. 9632, Datë 30.10.2006, “Për Sistemin E Taksave Vendore”, Të Ndryshuar
∙ Ligj Nr.9632, Datë 30.10.2006, “Për Sistemin E Taksave Vendore”,I Ndryshuar.
∙ Ligj Nr.9920, datë 19.5.2008 Për Procedurat Tatimore Në Republikën E Shqipërisë
2.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
2.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkise Selenicë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për rezultatet.