SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,
LËVIZJE PARALELE, PËR NGRITJEN NË DETYRË

Pergjegjes Finance
Kategoria e pagës III-a/1

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Selenicë procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
Përgjegjës Finance
Kategoria e pagës III-a/1

Plotësimi i pozicionit më sipër bëhet nëpërmjet procedurëssë lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë. Të dyja këto procedura është vendosur të jenë të hapura edhe për kandidatë të tjerë që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin e lire (në zbatim të nenit 26/4).

Për të treja Procedurat (lëvizje paralele ,ngritje në detyrë)
aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e Dokumenteve:

për lëvizjen paralele do të jetë 13.03.2020

për ngritje në detyrë do të jetë 14.03.2020

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

Detyrat dhe përgjegjësitë përgjegjësit sektorit jane :
a) përgatitë të gjithë dokumentacionin për shpenzimet që kryen institucioni dhe
mban përgjegjësi për to;
b) nxjerr të gjitha llojet e situacioneve mujore të shpenzimeve dhe rakordon me
Degën e Thesarit;
c) kontrollon me përgjegjësi zbatimin e kontratave të aplikuara për veprimtarinë
e bashkisë dhe për ato që i delegohen në momentin e hartimit të urdhër pagesës;
d) zbaton me korrektësi strukturën e aprovuar me vendim te këshillit bashkiak
për problemet financiare;
e) nxjerr dhe përpunon me përgjegjshmëri statistikat e nevojshme për rastet që I kërkohen;
f) merr pjese në grupe pune për probleme të ndryshme ngarkuar nga titullari
përkatës;
g) në raste të veçanta me autorizim te drejtorit, përfaqëson drejtorinë e financës;
h) ndjek dhe mban përgjegjësi për zbatimin e buxhetit vjetor;
i) kryen procedurat financiarë me degën e thesarit për te gjitha problemet
financiarë qe inkuadrohen ne llogari te bashkisë;
j) kontrollon zbatimin e ligjshmërisë në plotësimin e dokumentacionit të thesarit;
k) ndjek likuidimet e shpenzimeve dhe tregon realizimin e shpenzimeve duke
raportuar në çdo kohë të punës pranë drejtorit të drejtorisë;
l) merr pjesë në komisionin e blerjeve me vlera të vogla kur përcaktohet me
urdhër te titullarit;
m) ndjek realizimin e shpenzimeve për paga, shpenzime operative, transferime
dhe investime duke respektuar buxhetin e miratuar;
n) ndjek limitet e blerjeve te vogla duke respektuar atë qe përcakton ligji;
o) përpilon urdhër-pagesën me të gjitha ekstremet përkatëse pasi ka kontrolluar më parë dokumentacionin shoqërues që kërkon ligji;
p) mban përgjegjësi për hartimin dhe dokumentimin e ditarëve përkatës të
shpenzimeve dhe (plan/fakt/kesh/obligim/llog 466 etj);
q) merr detyra plotësuese nga përgjegjësi për probleme që mund të lindin nëlidhje funksion e saj.
a) organizon dhe drejton punën për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore ne
fushën e kontabilitetit dhe pagave;
b) kontrollon gjithë punën për mbajtjen e evidencës kontabël dhe propozon
masa për përmirësimin e saj;
c) zhvillon dhe mban sistemin kontabël në përputhje me legjislacionin në fuqi
dhe standartet kombëtare;
d) propozon masa për shkeljet e disiplinës buxhetore në instancat përkatëse
sipas ligjeve në fuqi;
e) mban ditarin e bankës duke rregjistruar dhe përpunuar të gjitha veprimet që
kryhen në Institucion me anë te bankës;
f) mban ditarin e shpenzimeve duke ndarë shpenzimet sipas llogarive në bazë
të strukturës së shpenzimeve të miratuara nga Ministria e Financave te
domosdoshme për mbylljen e bilancit;
g) mban ditarin e veprimeve të ndryshme që janë të nevojshme në fund të
periudhës kur mbyllet bilanci i institucionit;
h) mban ditarin e pagave te punonjësve dhe bën kontabilizimin e tyre për
mbylljen e bilancit.
i) Ben perpunimin e llogarive te pasqyrave financiare të Institucionit për vitin dhe e dërgon për kontroll dhe miratim në degën e thesarit te rrethit të shoqëruar me relacionet përkatëse;
j) dërgon pasqyrat financiare pasi miratohen nga drejtoria e thesarit ne
ministrinë e brendshme, prefekturë, drejtorinë e statistikës në rreth;
k) në kushtet e mbajtjes të një kontabiliteti të informatizuar, libri ditar, libri i madh dhe libra të tjerë zëvendësohen me dokumente informatike.
l) në bazë të numrit të punonjësve dhe të strukturës së pagave të miratuara nga këshilli bashkiak dhe të prezencës mujore të punonjësve (informacion që ofrohet nga Drejtoria e organizmit, personelit) bën hartimin e listë pagesave të
punonjësve të institucionit për çdo muaj duke bërë ndalesat për sigurimet
65
shoqërore dhe tatimet sipas legjislacionit në fuqi;
m) harton listën e punonjësve sipas numrave te llogarive me shumat e pagave ne baze të formularëve të kërkuar nga banka përkatëse.
n) përgatit listë – pagesat e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimin
mbi të ardhurat personale të punonjësve të administratës së bashkisë;
o) nxjerr deklaratat tatimore në web-site e tatimeve (DPT);
p) harton dhe dërgon në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore çdo muaj listën e
raportave mjekësorë dhe pensioneve të invaliditetit për punonjësit e bashkisë;
q) harton listat e te punësuarve dhe të larguarve nga puna gjate muajit ne baze
te dhënave te marra nga Drejtoria e Personelit dhe bën deklarimin elektronik;
r) plotëson vërtetimet e pagave për punonjësit e Bashkisë;
s) plotëson, kur lind nevoja formularët e pagave për punonjësit qe dalin ne
pension;
x) kontrollon ditarin e hyrjeve dhe daljeve të magazinës së materialeve në
mënyrën e duhur për mbylljen e bilancit sipas ditarit te hyrjeve dhe daljeve të
hartuar nga specialistja e kontabilitetit. Kontrollon saktësinë e veprimeve të librit
të arkës (regjistrimin e mandat pagesave dhe mandat arkëtimeve) të mbajtur ngallogaritarja;
y) kontrollon lidhjen e dokumentave justifikuese të arkës të mbajtur nga
llogaritarja;
z) kontrollon administrimin dhe ruajtjen sipas ligjeve në fuqi të gjitha dokumentet që janë përdorur gjatë vitit për veprimet kontabël;
aa) mban nën kontroll veprimet e arkës duke kontrolluar saktësinë e veprimeve;
bb) bën kontrollin fizik të arkës periodikisht duke mbajtur proçes-verbalet
përkatëse për gjendjen.

1
LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria III-a/1);
Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
Të zotëroj Diplome Master Shkencor në shkenca Ekonomike. Dega :Financë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
Pervoja në pune jo me pak se 3 vite
Njohja e gjuhes së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër .
Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel

1.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 12.03.2020.

1.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 13.03.2020 njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkia Selenice ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Ligjin nr 139/2015 “Per Vetqeverisjen Vendore”
Ligji nr 152/2013 “Per nepunesin Civil”
Ligjin nr 9632 date 31.10.2006 ”Per sistemin e taksave vendore” i ndyshuar
Ligjin nr.68/2017 “Per financat e veteqeverisjes vendore”
Ligjin nr 9131 dt 08.09.2003 “Per rregullat e Etikes ne Administraten Publike”
Ligjin nr 119/2014 “Per te drejten e informimit”
Ligjin nr 44/2015 “Kodi I Procedurave Administrative I Republikes se Shqiperise Njohuritë mbi
Ligjin Nr.10296, datë 08.07.2010 „Për menaxhimin financiar dhe kontrollin“, i ndryshuar;
Ligjin Nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipëerisë”, I ndryshuar;
Ligji Nr. 68/2017, datë 18.05.2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”
VKM, udhëzime dhe akte të tjera ligjore të fushës.

1.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
Eksperiencën e tyre të mëparshme;
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Selenicë do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

2
NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë,
Kjo procedurë është vendosur të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin e lire (në zbatim të vendimit të titullarit por që nuk mund të kalojë 20% të numrit total të vendeve në cdo vit kalendarik, neni 26/4).

2.1
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
Të zotëroj Diplome Master Shkencor ne Shkenca Ekonomike/Dega : Finance sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca Ekonomike . Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
Pervoja në pune 3 vite
Njohja e gjuhes së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër .
Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel

2.2
DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:
Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente
Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Bashki, brenda datës 14.03.2020, në Bashkine Selenicë

2.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Duke filluar nga data 14.03.2020 Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Selenicë do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

2.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Ligjin nr 139/2015 “Per Vetqeverisjen Vendore”
Ligji nr 152/2013 “Per nepunesin Civil”
Ligjin nr 9632 date 31.10.2006 ”Per sistemin e taksave vendore” i ndyshuar
Ligjin nr.68/2017 “Per financat e veteqeverisjes vendore”
Ligjin nr 9131 dt 08.09.2003 “Per rregullat e Etikes ne Administraten Publike”
Ligjin nr 119/2014 “Per te drejten e informimit”
Ligjin nr 44/2015 “Kodi I Procedurave Administrative I Republikes se Shqiperise Njohuritë mbi
Ligjin Nr.10296, datë 08.07.2010 „Për menaxhimin financiar dhe kontrollin“, i ndryshuar;
Ligjin Nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipëerisë”, I ndryshuar;

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
Eksperiencën e tyre të mëparshme;
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

2.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Selenice do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Selenicë

AlbaniaUSA