SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,

LËVIZJE PARALELE,PËR NGRITJEN NË DETYRË DHE PRANIM NE SHËRBIM CIVIL

 

Pergjegjes

Kategoria e pagës III-a/1

 

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Selenicë procedurat e lëvizjes paralele të ngritjes në detyrë dhe pranim në shërbim civil për pozicionin:

Sektori i Menaxhimit të Burimeve Natyrore, Mjedisit, Lejeve, Liçencave dhe Shpronësimet

Lloji i diplomës “Inxhinieri Ndërtimi, Shkolla e lartë e Bashkuar -Xhenio” “Master Shkencor 

 

Plotësimi i pozicionit më sipër bëhet nëpërmjet procedurëssë lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë. Të dyja këto procedura është vendosur të jenë të hapura edhe për kandidatë të tjerë që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin e lire (në zbatim të nenit 26/4).

 

Për të treja Procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë dhe pranim në shërbim civil) 

aplikohet në të njëjtën kohë)

 

Afati për dorëzimin e Dokumenteve:

 

për lëvizjen paralele do të jetë   11.06.2020

 

për ngritje në detyrë do të jetë  11.06.2020

 

për  pranim ne shërbimin civil  12.06.2020

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
1- Miradministrimin e çdo çështje që lidhet me shqyrtimin e vlerësimit të kërkesave për lejimin e kryerjes së punimeve për zhvillimin e tokës ose të strukturës në të, deri në vendimmarrje, në përputhje me përcaktimet e detyrueshme të politikave të hartuara, planeve e rregulloreve të miratuara dhe legjislacionit në fuqi, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative.

2- Planifikimin urban të territorit të bashkisë nëpermjet, instrumentave te planifikimit, si planet urbanistike vendore, studimet e ndryshme urbanistike të përgjithsheme dhe pjesore, dhënien e lejeve zhvellimore etj.

3- Drejton punen për projektimin dhe hartimin e planit rregullues, të masterplaneve të zhvillimit territorial, të planeve të veprimit e studimeve të pjessheme urbanistike dhe pasi përgatit dokumentacionin i paraqet për miratim organeve kompetente sipas rastit.

4- Kontrollon zbatimin e ligjshmerisë në fushen e ndërtimeve brenda juridiksionit territorial të bashkisë duke kërkuar respektimin e tyre nga të gjitha subjektet, dhe për shkeljet e konstatuara njofton dhe bashkëpunon me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit dhe Mjedisit në Bashki dhe atë kombëtar.

5- Trajton dhe shqyrton kërkesat e individeve apo të subjekteve të ndryshme për ndërtime në territor në pronësi të tyre.

6- Zbaton me korrektesë të gjitha detyrimet që burojne nga dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojne aktivitetin në fushen e urbanistikës dhe të ndërtimit

 

1 LËVIZJA PARALELE 

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  1. Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria III-a/1);
  2. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotëroj  Diplome Inxhinieri Ndertimi ,Shkolla e Larte e Bashkuar, Dega Xhenio Master  Shkencor   sipas legjislacionit të arsimit të lartë . 
  • Pervoja në  pune  5 vite    
  • Njohja  e gjuhes së huaj Anglisht  ose ndonjë gjuhë tjetër  .
  • Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Njohje  të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 

  1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  1. Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  2. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  5. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  6. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  7. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Bashki Selenicë, brenda datës 11.06.2020.

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 11.06.2020,  njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkia Selenice ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

    1. Njohuritë mbi Ligjin LIGJ Nr.10 081, datë 23.2.2009 PËR LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

 

  • Njohuritë mbi Ligjin Ligj nr. 107/2014 Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit

 

  1. Njohuritë mbi Ligji Nr.8405, datë 17.9.1998 “Për Urbanistikën” i ndryshuar i- Ligji Nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”
  2.  j- Legjislacioni në fuqi për lejet e ndërtimit.
      1. Njohuritë mbi legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore;
    1. Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
  3. Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  4.  d- Njohuritë mbi ligjin nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”; 

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  2. Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  3. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Selenicë do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

2 NGRITJA NË DETYRË

 

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, 

Kjo procedurë është vendosur të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin e lire (në zbatim të vendimit të titullarit por që nuk mund të kalojë 20% të numrit total të vendeve në cdo vit kalendarik, neni 26/4)

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë: 

  1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
  2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
  4. Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor” ne Inxhinieri Ndertimi, Shkolla e larte e Bashkuar , dega Xhenio. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

 

2.2 DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë: 

  1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  1. Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  2. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  5. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  6. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  7. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
  8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Bashki, brenda datës 11.06.2010, në Bashkine Selenicë

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Duke filluar nga data 12.06.2020    Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Selenicë do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

    1. Njohuritë mbi Ligjin LIGJ Nr.10 081, datë 23.2.2009 PËR LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

 

  • Njohuritë mbi Ligjin Ligj nr. 107/2014 Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit

 

  1. Njohuritë mbi Ligji Nr.8405, datë 17.9.1998 “Për Urbanistikën” i ndryshuar i- Ligji Nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”
  2.  j- Legjislacioni në fuqi për lejet e ndërtimit.
      1. Njohuritë mbi legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore;
    1. Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
  1. Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  2.  d- Njohuritë mbi ligjin nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”; 

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  2. Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  3. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
  2. Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
  3. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Selenice do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

3 PRANIM NE SHERBIM CIVIL

 

Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë  rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbim civil .

 

 

3.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PRANIMIN E SHERBIMIT CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

  •  Të zotëroj  Diplome Master Shkencor ne Inxhinieri Ndertimi, Shkolla e Larte e Bashkuar ,dega Xhenio  sipas legjislacionit të arsimit të lartë  .
  • Pervoja në   pune 5 vite    
  • Njohja  e gjuhes së huaj Anglisht  ose ndonjë gjuhë tjetër  .
  • Mbajtesi i ketij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Njohje  të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

 

 

 

3.2 DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Selenice ose në  Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Selenice brenda datës  12.06.2020 dokumentat si më poshtë :

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim (leter motivimi)
  2. Curriculum Vitae  (jetëshkrim standard)
  3. Aktin e statusit të nëpunësit civil të konfirmuar
  4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
  5. Certifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit
  6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e notëruar) nëse ka
  7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.
  8. Vërtetim që nuk kanë masë administrative në fuqi 
  9. Dëshmi e gjëndjes gjyqësore
  10. Raport mjeko–ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë
  11. Fotokopje të librezës së punës të plotësuar në të gjitha rubrikat

 

 

 

 

 

3.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Duke filluar nga data 13.062020    Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Selenicë do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta pranim ne sherbimin Civil, , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranim ne sherbimin civil do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Selenicë, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

 

 

3.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

    1. Njohuritë mbi Ligjin LIGJ Nr.10 081, datë 23.2.2009 PËR LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

 

  • Njohuritë mbi Ligjin Ligj nr. 107/2014 Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit

 

  1. Njohuritë mbi Ligji Nr.8405, datë 17.9.1998 “Për Urbanistikën” i ndryshuar i- Ligji Nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”
  2.  j- Legjislacioni në fuqi për lejet e ndërtimit.
      1. Njohuritë mbi legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore;
    1. Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
  1. Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  2.  d- Njohuritë mbi ligjin nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”; 

 

 

3.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :

 

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

 

3.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Selenice do të shpallë fituesin në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.

 

AlbaniaUSA