BASHKIA SELENICË
BURIMET NJEREZORE

Lënda: Shpallje për vend të lire pune

Bazuar në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërine”
Bashkia Selenicë njofton shpalljen për vend të lirë punë në pozicionin:
– Edukatore e Arsimit Parashkollor në kopështin e fshatit Drashovicë
Kandidatët do të përzgjidhen sipas udhëzimit të sipërcituar dhe duhet të jenë shpallur fitues nga portali “Mësues për Shqipërinë” 2019 – 2020.
Kandidatët duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë, dokumentacionin si më poshtë:
1. Jetshkrim
2. Raport mjeko-ligjor i tre muajve të fundit.
3. Deklaratë për gjendjen gjyqësore
4. Vertetim i qëndrës së banimit
5. Librezen e punës
6. Kopje të njësuar me origjinalin të diplomës
Kandidatët që janë shpallur fitues në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2019 – 2020, do të njoftohen me e-mail për vendin e lirë të punës dhe në përputhje me udhëzimin nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërine”, duke ju ofruar vendi i punës kandidatit me pikë më shumë sipas listes së renditjes në portal.
Në rast refuzimi për vendin e punës do të njoftohet kandidati i renditur i dyti dhe kështu më radhë.

AlbaniaUSA