U përkujtua sot në Monumentin e Drashovicës, pranë Harkut Madhështor të Lavdisë që bashkon dy Luftra Çlirimtare, 29 Nëntori, 80 vjetori i Çlirimit të Atdheut.
Morën pjesë përfaqësues të komitetit të veteranëve dhe familje të dëshmorëve si dhe banorë të Drashovicës e zonës për rreth.
Mori pjesë e vendosi një kurorë me lule shumëngjyrëshe edhe Kryetari i Bashkisë së Selenicës Nertil Bellaj.
Kurora dhe tufa me lule u vendosën edhe në emër të Komitetit të veteranëve dhe Familjarëve të dëshmorëve.
Gëzuar 29 Nëntorin, 80 vjetorin e Çlirimit të Atdheut!

AlbaniaUSA