AMANTIA FEST 2025

Një festë mes historisë, trashëgimisë dhe gëzimit!
Parku Arkeologjik i Amantias u mbush sot me jetë, ngjyra dhe emocion!
Nën kujdesin e vecantë të Kryetarit të Bashkise Selenicë z.Nertil Bellaj si dhe me pjesëmarrjen e Deputetit te zonës z.Vullnet Sinaj, Prefektit të Qarkut Vlore z.Plator Nesturi, Drejtorit të Monumenteve të Kulturës z.Orgest Feimi, banorëve të zonës, nxënësve, përfaqësuesve të institucioneve dhe dashamirës të shumtë, Parku Arkeologjik i Amantias u kthye sot në një pikë takimi të traditës dhe kulturës shqiptare.
Lojëra popullore, polifoni, sport, gatime tradicionale dhe aktivitete për të gjitha moshat krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme që na rikujtoi pasurinë që mbart ky vend.
Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj feste dhe e kthyen Amantia Fest në një kujtim të bukur për të gjithë ne!

 

AlbaniaUSA