Pamje nga rruga Vllahinë-Poçen e cila po shkon drejt përfundimit!
Pamje nga rruga Vllahinë-Poçen e cila po shkon drejt përfundimit!
Ka perfunduar asfaltimi i rrugës në fshatin Armen. Investimi do të ketë ndikim të dukshëm në lehtësimin e qarkullimit të përditshëm për banorët e fshatit Picar, Armen, Mesarak. Bashkia Selenice po punon cdo ditë duke punuar për një infrastrukturë më të mirë për banorët e Selenices.
Per me shume rreth investimeve publike ne territorin e Bashkise Selenice mund te a ndiqni ne faqen tone zyrtare ne FB
Të dashur fermerë të Bashkisë Selenicë !
Kanë nisur aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024. Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 19 prill dhe do të mund të përfitojnë fermerë individual, grupet e fermerëve, persona fizik, juridik dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor. Te gjithë fermerët e bashkisë Selenicë, per çdo problematikë apo paqartësi mund të paraqiten pranë zyrave të njësive administrative (ish-komunave) të tyre, si dhe ne zyrat e Bashkise Selenicë.
Suksese të gjithëve!

Familja e Afrim Islamaj, ne fshatin Armen tani eshte gezuar me nje me një shtëpi të re. Ata jane bere perftues nëpërmjet programit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për përmirësimin e kushteve të banesave të komuniteteve në nevojë. Me mbështetjes së Bashkisë Selenicë shtëpia e kësaj familje tani më do të jetë më e sigurt dhe më e fortë.
Kryetari i Bashkise Selenice Z. Nertil Agalliu ka vizituar nga afer Familjen Islamaj ne banesen e re dhe i ka percjell atyre urimin miqesore “Ta gëzoni shtëpinë e re “. Me heret ai gjithashtu ishte ne fshatin Treblove , aty ku mori formë shtëpia e re e Servet Islamaj. si dhe në fshatin Rromës, aty ku mori formë shtëpia e re për vëllezrit Artan dhe Ali Agaj.