Në kuadrin e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut përkujtuam sot me madhështi 81-vjetorin e Betejës së Drashovicës, një nga ngjarjet më epokale të krahinës së Labërisë në ditët e luftës Nacional-Çlirimtare.
Pranë Monumentit të Drashovicës, simboli më i ndritur i kësaj beteje heroike dhe Luftës së Vlorës 104 vjet më parë, së bashku me autoritetet e pranishme të pushtetit e shtetit, vendosëm kurora me lule dhe u përulëm me veneracion të thellë përpara veprës lavdimadhe të të gjithë atyre që për lirinë e Atdheut dhanë gjenë më të shtrenjtë, jetën.
Mirënjohje popullit të Drashovicës e fshatrave për rreth si dhe të gjithë atyre që u bënë pjesë e kësaj dite përkujtimi.
Falenderim i posaçëm për grupet polifonike të Drashovicës, Kotës, Lapardhasë e Bënçës së Tepelenës si dhe Bandës Frymore të Bashkisë së Vlorës për gjithëçka artistike bënë në këtë ditë nderimi e festimi!

 

AlbaniaUSA