Të nderuar Qytetarë!
Këshilli Bashkiak Selenicë ka publikuar këtu një pyetësor përmes të cilit synon tërheqjen e mendimeve, rekomandimeve dhe sugjerimeve tuaja lidhur me prioritetet që duhen marrë parasysh nga Bashkia në proçesin e hartimit të Buxhetit Vjetor 2024
Ky pyetësor është hartuar dhe menaxhohet nga Këshilli Bashkiak Selenicë dhe do të jetë i hapur për publikun, përgjatë periudhës 01 Shkurt 2023 deri në 28 Shkurt 2023.
Mendimet Tuaja, do t’i shërbejnë Këshillit për t’i rekomanduar administratës një listë prioritetesh për përdorimin e fondeve publike në ofrimin e shërbimeve në Buxhetin e vitit 2024.
Rezulatet e këtij pyetësori do të publikohen në vazhdimësi në faqen e Këshillit Bashkiak/Bashkisë Selenicë.
Klikoni linkun e meposhtem per te plotesuar Pyetesorin
Ju faleminderit!