Sot, në ditën e parë të nisjes së vitit të ri arsimor 2024-2025, gjej rastin të uroj të gjithë armatën e nxënësve dhe mësuesve për të patur një vit sa më të mbarë e të suksesshëm.
Uroj nxënësit dhe mësuesit e të gjitha niveleve në shkollat dhe mjediset arsimore të Bashkisë së Selenicës dhe veçanërisht të gjithë ata fëmijë që sot ulen për të parën herë në bankat e shkollës duke nisur njëkohësisht udhën e nxënies e të dijes.
Urime gjithashtu të gjithë prindërve dhe familjeve që fëmijët e tyre u’a kanë besuar për mësimnxënie mësuesve tanë të të gjitha niveleve e që së bashku të bëjnë më të mirën në dobi të formimit të tyre për familjen, shoqërinë e gjeneratat që vijnë.
Me angazhimin e përhershëm se administrata e bashkisë do të jetë përherë e kujdesshme e në përmirësim të vazhdueshëm të mjediseve të mësimdhënies e infrastrukturës shkollore, edhe një herë shpreh urimet më të mira për suksese e mbarësi në vitin shkollor që sot nis rrugëtimin!

 

AlbaniaUSA