Fjalë e dhënë premtim i mbajtur!

Sot së bashku me deputetin e zonës Vullnet Sinaj inspektuam përfundimin e rreth 1.6 Km rrugë në fshatin Treblovë në lagjen Geran.
Bashkia Selenicë është e fokusuar për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve më problematike.

Qytetarët janë gjithmonë të parët!

Nxënësit e shkollës “Todi Koçeli” në Selenicë mikpritën me zbukurime e pankarta të vogla në duar delegacionin francez të projektit SISMAE si vazhdim i shkëmbimit të përvojave me nxënësit e “Les Villettes” në Rhône-Alpes në Francë.

Thelbi i këtij takimi ishte shkëmbimi i eksperiencave midis nxënësve dhe dëshirës për të mbrojtur lumenjtë respektivë dhe speciet me të cilët shoqërohen këta lumenj. Ata mundën t’i tregonin nxënësve francezë videon, që ata kishin përgatitur në breg të lumit Vjosa për ta. Nxënësit, të kënaqur nga mini aktiviteti në klasë, ku patën mundësinë të ngjyrosnin gurët e lumit Vjosë, arritën t’i shkëmbenin ato me gurët e ngjyrosur dhe të dekoruar nga nxënësit e “Les Villettes”.
Falenderojmë shkollën “Todi Koçeli” dhe delegacionin francez të projektit SISMAE për këtë takim!

AMANTIA FEST

Së bashku me deputetin e zonës Z. Vullnet Sinaj morëm pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Selenicë në Parkun Arkeologjik Amantia në krahinën e Sevasterit.
“Amantia Fest”, një festë e organizuar si vazhdim i traditës që kjo zonë ka patur sa herë që muaji maj shënon fundin e tij. Pikërisht kjo traditë mblodhi sot banorë të kësaj zone por edhe nxënës shkollash e grupe të këngës labe të cilët në bashkëveprim edhe me këngëtarë të këngës popullore realizuan një performancë të shkëlqyer kulturore e sportive.
Lojrat e shumta sportive e sidomos ndeshjet në ring të sportistëve ardhur nga qarku i Fierit e që të kujtojnë lojrat olimpike të antikitetit e bënë edhe më atraktive aktivitetin që u zhvillua si dimension sportiv i festës.
Organizimi i kësaj ditë feste ardhur si traditë nga brezat e shkuar tregon për mundësitë që ekzistojnë për ta kthyer këtë aset kulturor trashëgimie në një atraksion të vërtetë turistik e historik në dobi të zhvillimit pozitiv të zonës.
Bashkia e Selenicës po punon dhe është e vendosur jo thjesht për ta njohur e respektuar traditën por edhe për ta kthyer atë në dobi të banorëve të vet.
Festa e Amantias është treguesi më i mirë se si pasuritë tona arkeologjike, historike e natyrore të mund të kthehen në atraksione të vërteta turistike ku mund të shpalosen vlera të traditës, mikpritjes, kulinarisë e vlerave të tjera nga pasuria jonë e rrallë shpirtërore.

5 Maj – Lavdi Dëshmorëve!

“Ç’është kështu, o shokë me ju,
Vitet tutje, ju tëhu…”,
kështu thotë kënga e popullit për dëshmorët dhe kështu ndodhi vërtet edhe sot në Bashkinë e Selenicës ku në të gjitha njësitë administrative, në të gjitha fshatrat pranë lapidarëve u vendosën kurora me lule dhe u bënë nderime në përkujtim të dëshmorëve të Luftës Antifashistë Nacional-Çlirimtare.
Në bashkëveprim me Organizatën e Familjeve të Dëshmorëve si dhe Komitetin e Vetaranëvë u bë kujdes që pranë çdo lapidari të ketë aktivitete përkujtimore.
Aktivitetet kushtuar kësaj dite kulmuan në fshatin Vajzë ku u përurua lapidari i rikostruktuar dhe sheshi i dëshmorëve, falë projektit të inicuar nga Bashkia e Selenicës.
Lavdi Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit!

 

AlbaniaUSA