Kota foli Labçe
Për tre netë 22 grupe polifonike u ngjitën në skenën e Edicionit të Dytë të Festivalit Folklorik të Bashkisë Selenicë.
Mbi 200 këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë popullorë për tre mbrëmje me radhë, në datat 8,9 dhe 10 Gusht e kthyen Kotën në një sofër të madhe të këngës tradicionale labe.
Si asnjëherë më parë të bërë bashkë kaq shumë këngëtarë të këngës tonë labe, të gjithë bashkë shënuan ngjarjen më të madhe kulturore të zonës duke përcjellë mesazhe të forta të ruajtjes dhe përcjelljes me plot dashuri të trashëgimisë shpirtërore.
Mirënjohës e falenderues për të gjithë festivalistët si dhe për të gjitha grupet pjesëmarrëse të cilët me performancat e tyre treguan seriozitet në përgatitje por edhe vlera të qenësishme në këngët e interpretuara.
Falenderues për të gjithë artëdashësit e zonës, sidomos banorët e Kotës , të cilët për tre mbrëmje ndoqën me shumë kershëri festivalin duke e kthyer qendrën e Kotës në një mjedis të vërtetë festiv.
Falenderues edhe për ata që me kontributet e tyre i dolën në krahë Bashkisë së Selenicës në ralizimin e aktivitetit; Këshillin e Qarkut Vlorë, Drejtorinë Rajonale të Kultutës Kombëtare dhe miqtë tanë nga z. Regione Pulia, Itali.
Sot së bashku me deputetin e zonës Vullnet Sinaj inspektuam përfundimin e rreth 1.6 Km rrugë në fshatin Treblovë në lagjen Geran.
Bashkia Selenicë është e fokusuar për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve më problematike.
Qytetarët janë gjithmonë të parët!
Thelbi i këtij takimi ishte shkëmbimi i eksperiencave midis nxënësve dhe dëshirës për të mbrojtur lumenjtë respektivë dhe speciet me të cilët shoqërohen këta lumenj. Ata mundën t’i tregonin nxënësve francezë videon, që ata kishin përgatitur në breg të lumit Vjosa për ta. Nxënësit, të kënaqur nga mini aktiviteti në klasë, ku patën mundësinë të ngjyrosnin gurët e lumit Vjosë, arritën t’i shkëmbenin ato me gurët e ngjyrosur dhe të dekoruar nga nxënësit e “Les Villettes”.
Falenderojmë shkollën “Todi Koçeli” dhe delegacionin francez të projektit SISMAE për këtë takim!