Sot, në ditën e parë të nisjes së vitit të ri arsimor 2024-2025, gjej rastin të uroj të gjithë armatën e nxënësve dhe mësuesve për të patur një vit sa më të mbarë e të suksesshëm.
Uroj nxënësit dhe mësuesit e të gjitha niveleve në shkollat dhe mjediset arsimore të Bashkisë së Selenicës dhe veçanërisht të gjithë ata fëmijë që sot ulen për të parën herë në bankat e shkollës duke nisur njëkohësisht udhën e nxënies e të dijes.
Urime gjithashtu të gjithë prindërve dhe familjeve që fëmijët e tyre u’a kanë besuar për mësimnxënie mësuesve tanë të të gjitha niveleve e që së bashku të bëjnë më të mirën në dobi të formimit të tyre për familjen, shoqërinë e gjeneratat që vijnë.
Me angazhimin e përhershëm se administrata e bashkisë do të jetë përherë e kujdesshme e në përmirësim të vazhdueshëm të mjediseve të mësimdhënies e infrastrukturës shkollore, edhe një herë shpreh urimet më të mira për suksese e mbarësi në vitin shkollor që sot nis rrugëtimin!
Së bashku me deputetin Vullnet Sinaj ishim sot në lagjen Kongolëm në Brataj.
Falë angazhimit dhe punës së madhe të punonjësve të ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe të bashkisë, u arrit të zgjidhej problemi i furnizimit me ujë të pijshëm.
Çështja e furnizimit me ujë është një problem i trashëguar, i cili hap pas hapi po merr zgjidhje në të gjithë territorin e bashkisë Selenicë.
Sot inaguruam Ambulancen e re në fshatin Rromës , me mbështetjen e Shoqates Gjysmë Hëna e Kuqe e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ambulanca e cila u ndertua nga e para do të ofrojë shërbime mjekësore duke mbështetur komunitetin, shërbim ky i cili ofrohej në kushte rrethanore për shkak të daljes jashtë funksionit të godinës ekzistuese