Familja e Afrim Islamaj, ne fshatin Armen tani eshte gezuar me nje me një shtëpi të re. Ata jane bere perftues nëpërmjet programit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për përmirësimin e kushteve të banesave të komuniteteve në nevojë. Me mbështetjes së Bashkisë Selenicë shtëpia e kësaj familje tani më do të jetë më e sigurt dhe më e fortë.

 

Kryetari i Bashkise Selenice Z. Nertil Agalliu ka vizituar nga afer Familjen Islamaj ne banesen e re dhe i ka percjell atyre urimin miqesore “Ta gëzoni shtëpinë e re “. Me heret ai gjithashtu ishte ne fshatin Treblove , aty ku mori formë shtëpia e re e Servet Islamaj. si dhe në fshatin Rromës, aty ku mori formë shtëpia e re për vëllezrit Artan dhe Ali Agaj.

 

 


 


 


 

AlbaniaUSA