Të dashur fermerë të Bashkisë Selenicë !
Kanë nisur aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024. Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 19 prill dhe do të mund të përfitojnë fermerë individual, grupet e fermerëve, persona fizik, juridik dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor. Te gjithë fermerët e bashkisë Selenicë, per çdo problematikë apo paqartësi mund të paraqiten pranë zyrave të njësive administrative (ish-komunave) të tyre, si dhe ne zyrat e Bashkise Selenicë.
Suksese të gjithëve!