Hartimi i buxhetit të Bashkisë Selenicë u ndal sot në Njësin Administrative Kotë. Kryetari i Bashkisë Selenicë Z.Pëllumb Binaj , diskutoi me banorët e Kotës për problemet dhe vështirësitë e tyre, si edhe pë prioritetet të cilat duhen përfshirë në Buxhetin e Bashkisë për vitin 2022, të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj njësie.