Në mbështetje të VKM-së nr. 666 datë 10.10.2019 “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike” i ndryshuar; për vitin 2021-2022 Bashkia Selenicë njofton të gjithë nxënsit, të cilët ndjekin arsimin e mesëm me kohë të plotë dhe arsimin profesional në institucionet arsimore publike do përfitojnë bursë në përputhje me kuotat dhe kriteret e vendosura si më poshtë.

➡️2.1 Sipas kriterit ekonomik
(a) Nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët ndjekin procesin mësimor në largësi mbi 5km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, që plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe që akomoohen në konvikte publike;
Dokumentet që do të paraqesin:
• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari për aplikim burse
• Vërtetim nga shkolla, për regjistrim përfundimtar në degën përkatëse në vitin shkollor 2021-2022
• Vërtetim nga Drejtoria e Konviktit ku është i akomoduar
• Certifikatë familjare e nxënësit
• Certifikatë përsonale e nxënësit
• Vërtetimet përkatëse për secilën nga të ardhurat që deklarohen nga kryefamiljari
• Vërtetim për vlerën e ndihmës ekonomike kur familja e përfiton ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme dhe shuma.
• Vërtetim nga sigurimet shoqërore ku të jetë e përcaktuar nëse prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18- vjec marrin ose jo pension ose shtesa të tjera (Zyra e Sigurimeve Shoqërore). Vërtetim pensioni për prindërit që kanë statusin e invalidit.
• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
• Vërtetim nga shkolla në rastet kur në familje ka nxënës në shkollë të mesme apo student qe vërteton se trajtohen ose jo me bursë.
• Vërtetim banimi nga njësia e vetëqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
• Vërtetim nga Zyra e Punës për të gjithë pjesëtarët e familjes në moshën e punës që janë kërkues pune dhe nuk trajtohen me asistencë sociale.
• Vërtetim nga Zyra e Kadastrës që disponon ose jo tokë bujqësore për të dy prindërit, në rastin që disponon të jetë e përcaktuar në m2 dhe të ardhura totale që përfitojnë prej saj.
• Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo pronë për të dy prindërit (shtëpi, dyqan, local etj).
b) Nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9- vjecare brenda rrezes 5 km, të cilët plotësojnë kriteret ekonomik, sipas pasqyrës nr. 1, dhe që akomodohen në konvikte publike.
Dokumentet që do të paraqesin janë njësoj si në pikën (a).
c) Të gjithë nxënësit që i përkasin katëgorisë nxënës të familjeve në nevojë me ndikim në uljen e nivelit të braktisjes shkollore që janë të regjistruar në arsimin bazë, po në pamundësi financiare nuk e ndjekin arsimin bazë, por në pamundësi financiare nuk e ndjekin arsimin, përfitojnë bursë pas konfirmimit nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, të listës emërore të kësaj katëgorie.

➡️2.2 Sipas rezultateve të arritura
Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorisë nxënës dhe përfitojnëë bursë sipas rezultateve të arritura, nxënësit e arsimit profesional që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me notën mesatare 9 (nëntë) – 10 (dhjetë).
Dokumentet që do të paraqesin:
• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari për aplikim burse
• Vërtetim nga shkolla, për regjistrimin përfundimtar në degën ppërkatëse në vitin shkollor 2021-2022
• Certifikatë familjare e nxënësit
• Certifikatë personale e nxënësit
• Vërtetim banimi nga njësia e vetëqeverisjes vendore ku banon nxënësi
• Kopje të deftesës dhe vërtetim nga shkolla për mesataren e vitit paraardhës

➡️ 2.3 Nxënësit jashtë kriterit ekonomik
Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorive sipas pikës 2.3 të VKM nr. 666 datë 10.10.2019 si vijon;
a) Nxënësit , të cilët kanë përfituar statusin e jetimit
• Dokumentet që do të paraqesin:
• Kërkesë nga nxënësi për përfitim burse
• Vërtetim banimi nga njësia e vetëqeverisjes vendore ku banon nxënësi
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
• Nxënësi me statusin e jetimit duhet të paraqesin statusin ose fotokopje të noterizuar të këtij statusi të përfituar nga Shërbimi Social Shtetëror pranë Ministrisës së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.
• Certifikatë familjare e nxënësit
• Certifikatë personale e nxënësit
• Certifikatën e vdekjes së të dy prindërve

b) Nxënësit të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë
• Dokumentet që do të paraqesin:
• Kërkesë nga nxënësi për përfitim burse
• Certifikatë familjare e nxënësit
• Certifikatë personale e nxënësit
• Vërtetim banimi nga njësia e vetëqeverisjes vendore ku banon nxënësi
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
• Nxënësi që ka humbur kujdestarinë prindërore të dorëzoj vendimin e gjykatës së formës së prerë të humbjes së kujdestarisë nga të dy prindërit, nga (Gjykata e Rrethit).

c) Nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik;
• Dokumentet që do të paraqesin:
• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
• Certifikatë personale e nxënësit
• Certifikatë familjare e nxënësit
• Vërtetim banimi nga njësia e vetëqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilinn vit shkollor është.
• Vërtetim origjinal ose fotokopje e noterizuar të lëshuar nga KMCAP (Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë) për nxënësin me aftësi të kufizuar.
• Vërtetim për pagesën e aftësisë së kufizuar të lëshuar nga zyra përkatëse.

c) Nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo dëgjojnë
Dokumentet që do të paraqesin:
• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari për përfitim burse
• Certifikatë familjare e nxënësit
• Certifikatë personale e nxënësit
• Vërtetim banimi nga njësia e vetëqeverisjes vendore ku banon nxënësi
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
• Vërtetim origjinal ose fotokopje e noterizuar të lëshuar nga KMCAP (Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë) për nxxënësin me aftësi të kufizuar.
• Vërtetim për pagesën e aftësisë së kufizuar të lëshuar nga zyra përkatëse.

d) Nxënësit, fëmijë të personit/personave që gëzojnë statusin e invalidit
Dokumentet që do të paraqesin:
• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari për përfitim burse
• Certifikatë familjare e nxënësit
• Certifikatë personale e nxënësit
Vërtetim banimi nga njësia e vetëqeverisjes vendore ku banon nxënësi
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
• Vërtetim origjinal ose fotokopje e noterizuar të lëshuar nga KMCAP (Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë) për nxxënësin me aftësi të kufizuar.
• Vërtetim për pagesën e aftësisë së kufizuar të lëshuar nga zyra përkatëse.

dh) Nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane, të cilët regjistrohen dhe ndjekin arsimin e mesëm professional;
Dokumentet që do të paraqesin:
• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari për përfitim burse
• Certifikatë familjare e nxënësit
• Certifikatë personale e nxënësit
• Vërtetim banimi nga njësia e vetëqeverisjes vendore ku banon nxënësi
• Vërtetim nga shoqata e Romëve
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.

e) Nxënësit, të cilët janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qënieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;
Dokumentet që do të paraqesin:
• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari për përfitim burse
• Certifikatë familjare e nxënësit
• Certifikatë personale e nxënësit
• Vërtetim banimi nga njësia e vetëqeverisjes vendore ku banon nxënësi
• Vërtetim nga shoqata e Romëve
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
• Vërtetim gjykate i formës së prerë që kanë humbur kujdesin prindëror
• Vërtetim nga Ministria e Brendshme që janë trajtuar si viktima të trafikut të qënieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror.

ë) Nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave të Armatosura, Shërbimit informative të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në krye të detyrës;
Dokumentet që do të paraqesin:
• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari për përfitim burse
• Certifikatë familjare e nxënësit
• Certifikatë personale e nxënësit
• Vërtetim banimi nga njësia e vetëqeverisjes vendore ku banon nxënësi
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
• Certifikatë vdekje të prindit që ka rënë në krye të detyrës
• Vërtetim nga Ministria përkatëse që vërteton këtë status.

f) Nxënëset (vajza) të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanikë, elektroteknikë, elektronikë, përpunim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti, termo-hidraulikë;
Dokumentet që do të paraqesin:
• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari për përfitim burse
• Certifikatë familjare e nxënësit
• Certifikatë personale e nxënësit
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.

g) Nxënësit më një prind.
Dokumentet që do të paraqesin:
• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari për përfitim burse
• Certifikatë familjare e nxënësit
• Certifikatë personale e nxënësit
Vërtetim banimi nga njësia e vetëqeverisjes vendore ku banon nxënësi
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
• Certifikatë vdekje të prindit

➡️ 2.4 Sipas degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm
a) Nxënësit, të cilët ndjekin me kohë të plotë arsimin profesional në drejtimet mësimore bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit;

➡️2.5 Nxënësit e të gjitha kategorive të mësipërme nuk përfitojnë bursë ose humbasin të drejtën e përfitimit të saj kur:
a) Janë ndarë nga trungu familjar;
b) Familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;
c) deklarohen mbetës apo përsëritës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.

➡️4. Nxënësit të cilët kanë përfituar Bursë në vitin e parë (klasa 10), me Vendim të Këshillit Bashkiak ku ato kanë vendbanimin e përhershëm të cilëve nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë bursë.
Dokumentet që do të paraqesin:
• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari për përfitim burse
• Vërtetim nga shkolla për regjistrimin përfundimtar në degën përkatëse në vitin shkollor 2021-2022 dhe që nuk është ngelës në vitin paraardhës.
• Vërtetim nga Drejtoria e Konviktit ku është i akomoduar
• Certifikatë familjare e nxënësit
• Certifikatë personale e nxënësit
• Vërtetim përkatës për secilën nga të ardhurat që deklarohen nga kryefamiljari
• Vërtetim për vlerën e ndihmës ekonomike kur familja e përfiton ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme dhe shuma.
• Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore ku të jetë e përcaktuar nëse prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjës mbi moshën 18 vjec marrin ose jo pension ose shtesa të tjera.
• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
• Vërtetim nga shkollat në rastet kur në familje ka nxënës në shkollë të mesme apo student që vërteton se trajtohen ose jo me bursë.
• Vërtetim banimi nga njësia e vetëqeverisjes vendore
• Vërtetim nga Zyra e Punës për të gjithë pjestarët e familjes në moshën e punës që janë kërkues punë dhe nuk trajtohen me asistencë sociale.
• Vërtetim nga Zyra e Kadastrës që disponon ose jo tokë bujqësore për të dy prindërit, në rastin që disponon të jetë e përcaktuar në m2 dhe të ardhura totale që përfitojnë prej saj.
• Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo pronë për të dy prindërit (shtëpi, dyqan, local etj).

➡️5. Nxënësit e shkollave profesionale të cilët ndjekin vitin e dytë në drejtimet mësimore: bujqësi , veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim të vendburimeve të gazit dhe naftës dhe nxësit vjaza të cilët kanë përfituar bursë vitin e parë dhe në vitin shkollor paraardhës nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë bursë.
Dokumentet që do të paraqesin:
• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari për përfitim burse
• Certifikatë familjare e nxënësit
• Certifikatë personale e nxënësit
• Vërtetim banimi nga njësia e vetëqeverisjes vendore ku banon nxënësi
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.

➡️➡️SHËNIM: Dokumentet që do të paraqiten duhen origjinale ose kopje e noterizuar, dhe pranimi i tyre do të bëhet deri më datë 15.11.2021.

AlbaniaUSA