Bashkia selenice perkujton minatoret e renë ne krye të detyrës

Bashkia Selenice përkujtoi me buqeta me lule dhe nderime pranë Bustit të Minatorit në hyrje të qytetit Selenicë tragjedinë e ndodhur në Minierën e Selenicës 20 vite më parë !

 

Në këtë ditë përkujtimore, shprehëm ngushëllimet tona dhe zhvilluam homazhe me familjaret e të ndjerëve, të cilët janë ende të ngarkuar me dhimbje nga humbja e jetës të 7 minatorëve në krye të detyrës.

 

I përjetshëm qoftë kujtimi i minatorëve te rene ne krye te detyres

 

 

Pyetesor per prioritetet e investimeve ne Bashkine Selenice gjate Buxhetit 2024

Të nderuar Qytetarë!

Këshilli Bashkiak Selenicë ka publikuar këtu një pyetësor përmes të cilit synon tërheqjen e mendimeve, rekomandimeve dhe sugjerimeve tuaja lidhur me prioritetet që duhen marrë parasysh nga Bashkia në proçesin e hartimit të Buxhetit Vjetor 2024

Ky pyetësor është hartuar dhe menaxhohet nga Këshilli Bashkiak Selenicë dhe do të jetë i hapur për publikun, përgjatë periudhës  01 Shkurt 2023 deri në 28 Shkurt 2023.

Mendimet Tuaja, do t’i shërbejnë Këshillit për t’i rekomanduar administratës një listë prioritetesh për përdorimin e fondeve publike në ofrimin e shërbimeve në Buxhetin e vitit 2024.

Rezulatet e këtij pyetësori do të publikohen në vazhdimësi në faqen e Këshillit Bashkiak/Bashkisë Selenicë.

Klikoni linkun e meposhtem per te plotesuar Pyetesorin

Ju faleminderit!

AlbaniaUSA